Vdesin nënë e bijë në Zvicër, ranë nga shkëmbi në vendin ku para dy jave vdiqën dy persona

Vdesin nënë e bijë në Zvicër, ranë nga shkëmbi në vendin ku para dy jave vdiqën dy persona

Në shtegun e ecjes, nëna 31-vjeçare dhe vajza pesë-vjeçare kanë rënë në një shpat të pjerrët dhe janë gjetur të vdekura. Shkaku i rrëzimit është i paqartë

Vetëm dy javë pas dy aksidenteve të ndara me fatalitet që kishin ndodhur brenda një ore, edhe një tjetër aksident fatal ka ndodhur në Aescher të Kantonit Appenzell Innerrhoden, shkruan albinfo.ch. Një nënë dhe vajza e saj kanë rënë në vdekje të hënën nga një shkëmb i thepisur.

“Më duket shumë tragjike që këtu ka ndodhur një tjetër aksident”, thotë një alpinist që njeh zonën. Por gjithmonë duhet të jeni shumë të kujdesshëm në këtë rrugë, që të mos ecni përgjatë anës së shtegut.

Sipas policisë së kantonit të Appenzell Innerrhoden, familja nga kantoni Thurgau po udhëtonte nga Aescher në drejtim të Altenalp. Në shtegun e ecjes, nëna 31-vjeçare dhe vajza pesë-vjeçare kanë rënë në një shpat të pjerrët dhe janë gjetur të vdekur, raporton srf.ch. Shkaku i rrëzimit është i paqartë dhe po hetohet.

Sepp Manser, anëtar i Parlamentit të Kantonit të Appenzell Innerrhoden dhe përgjegjës për shtigjet e ecjes në rajonin Schwende-Rüte thotë se të gjitha shtigjet e ecjes malore mirëmbahen vazhdimisht dhe përmbushin kushtet e patrashikuara për shtigjet e ecjes malore.

Por, aksidentet fatale po ndodhin shpeshherë në këtë rajon alpinizmi. Jo më larg se nga mesi i korrikut një grua ra nga një shpat i pjerrët ndërsa ishte duke zbritur nga Aescher në Seealpsee, transmeton albinfo.ch. Rreth një orë më vonë, një burrë pësoi në një aksident fatal në të njëjtin seksion. Në fund të qershorit, një grua qe penguar duke zbritur dhe ishte rrëzuar.

Megjithatë, sipas Manser, ky nuk është i njëjti seksion ku ka ndodhur aksidenti të hënën. Akumulimi i aksidenteve në një periudhë kaq të shkurtër kohore në perimetrin e përmendur rreth Ebenalp është megjithatë i jashtëzakonshëm.

Ascher është bërë i njohur pasi disa vite më parë është zgjedhur si më i bukuri në Zvicër.

 

Shpërndaje në: