Vdiq 24-vjeçari që u qëllua me armë në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq

Ka vdekur 24-vjeçari që u plagos sonte në një poligon të shenjëtarisë në Obiliq. Lajmin e ka konfirmuar mjeku kujdestar Naser Syla. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45. Hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë rastin.