Vdiq ish-kryetari i Velipojës, që u qëllua me armë zjarri në Shkodër

Vdiq ish-kryetari i Velipojës, që u qëllua me armë zjarri në Shkodër

Ish-deputeti dhe ish-kreu i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës.

Ujka u plagos me armë zjarri me silenciator rreth orës 19:00, mbrëmjen e së hënës. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Shkodrës, në vendin e quajtur lulishtja e Universitetit.

Autorët kanë shfrytëzuar errësirën për ta qëlluar të ndjerin Pashko Ujka dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve./TCh

Shpërndaje në: