Vdiq në moshë të re: Kush ishte Burbuqe Berisha?

Vdiq në moshë të re: Kush ishte Burbuqe Berisha?

Regjisorja e mirënjohur kosovare, Burbuqe Berisha, raportohet se ka vdekur sot në objektin e Ministrisë së Kulturës.

E ndjera ishte vetëm 51 vjeçare, dhe ekipi i mjekësisë ligjore po bën ekzaminimin e vdekjes.

Berisha kishte qenë më parë edhe drejtoreshë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, raporton Periskopi.

Znj. Berisha studimet themelore dhe ato master i kishte përfunduar në Fakultetin e Arteve, në degjën Regji e Filmit në Universitetin e Prishtinës.

Ajo është krijuese e një numri të konsiderueshëm të filmave me metrazh të shkurtër dhe të gjatë, e po ashtu ka punuar edhe në dokumentare, seriale televizive, shfaqje teatrore etj.

Berisha ka qenë edhe fituese e disa shpërblimeve në festivale të filmit.

Në vitin 2019, ajo kishte fituar çmimin kombëtar për Kinematografi.

Për një vit e gjysmë, ajo punoi si menaxhere në Kinon ABC në Prishtinë.

Shpërndaje në: