Veç 24 targa në Jarinje e Bërnjak: MPB thotë se 10 mijë targa të përkohshme u lëshuan për një javë

Veç 24 targa në Jarinje e Bërnjak: MPB thotë se 10 mijë targa të përkohshme u lëshuan për një javë

Ministria e udhëhequr nga Xhelal Sveçla, MPB-ja, ka njoftuar se për një javë ka administruar 10 mijë e 110 targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, targat janë administruar në të gjitha pikë-kalimet kufitare të Kosovës dhe në qendrat për regjistrim të automjeteve – por pa treguar se në cilat pikë-kalime kishte pasur më shumë administrime të targave të përkohshme.

Kjo masë ka goditur edhe qytetarët tanë në Preshevë dhe rrethinë që janë ankuar për një gjë të tillë. Nuk dihet nëse ata do të marrin paratë e tyre mbrapsht nga Qeveria jonë.

Që prej 20 shtatorit, Kosova po aplikon masën e reciprocitetit sa i përket targave të automjeteve nga Serbia. Shoferët duhet të heqin targat serbe dhe të vendosin targat e përkohshme që lëshohen nga autoritetet e Kosovës.

Këto targa të përkohshme kushtojnë pesë euro dhe kanë vlefshmëri për 60 ditë.

Megjithatë, sipas të dhënave të MPB-së, në Jarinjë janë administruar 13 targa, ndërkaq në Bërnjak 11.

Shpërndaje në: