Veç edhe TikToku i ka mbetë: Granit Xhaka live me Kozakun pasi u ndëshkua me të kuq për Arsenalin

Veç edhe TikToku i ka mbetë: Granit Xhaka live me Kozakun pasi u ndëshkua me të kuq për Arsenalin

Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq në gjysmëfinalen e parë kundër Liverpoolit në mesjavë, në kuadër të EFL Cup.

Dhe, kosovari ishte pjesë e arsyes pse Arsenali bëri kërkesë që ndeshja kundër Tottenhamit në fundjavë të shtyhej, me Premier Leaguen që aprovoi këtë kërkesë, shkruan Periskopi.

Në qendër të vëmendjes për momentin e tij në fushë dhe frustrimin që u shkaktoi fansave, më e pakta që mund të pritej ishte që ai të mos shfaqej nëpër rrjetet sociale shumë këto ditë.

Mirëpo, ai e bëri pikërisht këtë sonte teksa u shfaq në TikTok duke bashkëbiseduar me Kozakun e famshëm.

 

Shpërndaje në: