Veç në go** ia merrni: Gjuha skandaloze e shoferit të Agim Bahtirit raportohet nga qytetari

Veç në go** ia merrni: Gjuha skandaloze e shoferit të Agim Bahtirit raportohet nga qytetari

Një qytetar i Mitrovicës i ka dërguar një foto ekrani shqetësuese redaksisë së Periskopit.

Musli Gashi pretendon se shoferi i Agim Bahtirit, Arben Sahiti që mban llogarinë Beni Beni në Facebook ka fyer në mënyyrë të papërshtatshme një qytetar të Mitrovicës.

Qytetari i Mitrovicës ka shkruar “Krejt Mitrovica është me Bedri Hamzën dhe me u ndëshku… “See More” [nuk shihet më shumë] ndërkohë që shoferi i Bahtirit ia ka kthyer “Veç në gojë ja merrni Gimës LVV+4”, përcjell Periskopi.

Agim Bahtiri ka qenë kryetar i Mitrovicës tash e tetë vite dhe po synon edhe një mandat tjetër që do ta mbante në pushtet për 12 vite.

Në Mitrovicë, edhe shumë aktivistë të VV-së janë shprehur të pakënaqur me qeverisjen e tij komunale. /Periskopi  

Shpërndaje në: