Veç një seancë: 200 mijë euro jepen për deputetë këtë muaj
Por që nga seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e deri me tani, deputetët e legjislaturës së shtatë nuk patën ndonjë angazhim tjetër.
Por pavarësisht kësaj, ata pritet t’i marrin pagat e para.
E kjo gjë, do t’i kushtojë buxhetit të vendit, hic me pak se 200 mijë euro.
Ani pse LVV dhe LDK nuk po e arrijnë marrëveshjen finale të koalicionit, sipas njohësit të çështjeve politike, Arton Demhasaj, Kuvendi është dashur ta vazhdojë punën. Sipas Demhasajt, kjo gjë mund të konsiderohet si për buxhetin e vendit.E faji për këtë, sipas analistit Artan Murati, bie mbi dy partitë përgjegjëse për ta krijuar qeverinë.
Sipas Muratit, deputetët këtë pagë të marrë, mund ta kompensojnë vetëm me punë të mirëfilltë.