Veç shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipi shpenzoi mbi 9 mijë euro në vizitën në SHBA

Veç shefi i kabinetit të kryeministrit, Luan Dalipi shpenzoi mbi 9 mijë euro në vizitën në SHBA

E kishte planifikuar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kohë të gjatë.

Por, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, udhëtimin e tij për në Amerikë e nisi tek më 6 maj të këtij viti, pasi që as nëntorit i vitit 2021 e as fillimi i janarit i këtij viti nuk e çuan kryeministrin në Amerikë.

Front Online, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i ka siguruar të gjitha shpenzimet që i ka bërë kabiteti i Kurtit në vizitën e realizuar gjatë muajit të kaluar

Me vete mori, shefin e stafit të zyrës së tij, Luan Dalipin, këshilltarin e jashtëm politik, Tien Mu, Arun Singh Chaudhary, Lulzon Jagxhiu po ashtu këshilltar i kryeministrit Kurti, dhe Patrik Domi fotograf i shefit të ekzekutivit.

Por, vizita e tij për plot 18 ditë theu çdo rekord të përparmë të kryeministrave të mëhershëm sa i përket gjatësisë së vizitave, shkruan Front Online.

Për gjithë këto ditë, kryeministri Kurti përpos me këshilltarin e presidentit Joe Biden për sigurinë kombëtare, Jack Sulivan, nuk kishte ndonjë takim me zyrtarë të tjerë të lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për, këtë ai mori edhe kritika nga opozita e shoqëria civile në Kosovë.

E, ai që i kushtoi më së shumti buxhetit të shtetit ishte këshilltari i stafit të kryeministrit të Albin Kurtit, Luan Dalipi.

Dalipi, për sa kohë ka qëndruar në Amerikë, shpenzoi gjithsejtë 9408.94 euro.

Dalipi mëditje mori, 1617 euro, deri sa për akomodim 4770.97 euro.

Në bileta Luan Dalipi ka shpenzuar 2984.75 euro, kurse shpenzime të tjera 108.22 euro.

Shpërndaje në: