Veç sivjet, Facebook-u i mbylli 5,4 miliardë llogari të rreme

Veç sivjet, Facebook-u i mbylli 5,4 miliardë llogari të rreme

Deri më tani, sa i përket këtij viti, Facebook i ka mbyllur 5.4 miliardë llogari të rrejshme, derisa miliona llogari tjera në këtë platformë, vazhdojnë të mbesin aktive. Në krahasim me 3.3 miliardë llogari të rrejshme, që janë mbyllur vitin e kaluar.

Rreth pesë për qind e llogarive që hapen brenda muaji janë të rrejshme, megjithatë ky rrjet social e ka avancuar teknologjinë, që t’i mbyllë këto llogari sapo të hapen, transmeton Telegrafi.

Ky hap është ndërmarrë nga Facebook, si sfidë që të largojë llogaritë e rrejshme para se të fillojë fushata elektorale në Shtetet e Bashkuara për zgjedhjet e vitit 2020.

Analistët dhe rojet vëzhguese janë duke kërkuar një valë të përmbajtjes së rreme dhe mashtruese, në rrjete sociale pas zbulimeve në lidhje me ndërhyrjet në zgjedhjet e vitit 2016.

Drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerber ka bërë të ditur në një takim me reporterë, numrin enorm të llogarive të rrejshme që janë larguar nga platforma, ndërsa kërkoi nga platformat tjera që ta bëjnë të njëjtën gjë.

“Për shkak se numri i këtyre llogarive është i lartë, nuk do të thotë se ka përmbajtje aq të dëmshme. Numri është i lart, për shkak se po punojmë që të largojmë sa më shumë prej tyre”, ka thënë Zuckerberg. Numri i llogarive të rreme, arriti kulmin në fillim të vitit, kur Facebook tha që mbylli më shumë se dy miliardë në periudhën nga janari deri në mars.

Gjatë tri muajve të ardhshme, Facebook largoi më pa llogari të rrejshme – rreth 1.5 miliard – ndërsa punoi, që të zhvilloi sa më shumë teknologjinë, për identifikimin dhe mbylljen e këtyre llogarive sapo të jenë hapur. Por, numri është rritur sërish, pasi prej qershorit deri në shtator, janë larguar 1.7 miliard llogari të tjera.

Njoftimi vjen si pjesë e ndryshimeve të reja në Facebook, për rritjen e transparencës, ndërsa është hera e parë që tregohet lidhur me llogaritë e rrejshme që janë mbyllur në Instagram.

Mbi tre milionë llogari janë mbyllur në Instagram, deri në shtator të këtij viti, pasi u gjet se merreshin me shitjen e drogës, ndërsa rreth 95 mijë tjera, për shkak se merreshin me shitjen e armëve.

Të gjitha këto ndërhyrje, janë bërë pasi Facebook u kritikua nga grupe të ndryshme për të drejtat e njeriut, për shkak se përmbante përmbajtje të pa denjë, ndërsa kërkohej që gjendja të bëhet më e mirë.

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shumë gra e…

Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin

Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me presidentin e Francës…

Kroacia rikonfirmon mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka pritur sot në takim ministrin shqiptar të Punëve të…

Të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës

Pasditen e sotme është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Brigada 153″…

Zgjedhjet në Maqedoni, Bujar Osmani në përparësi të madhe ndaj Arben Taravarit, ja si votoi diaspora

Sot u votua nga diaspora për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku nesër mbahet…

Theren me thikë babë e bir në Shkodër, arrestohet i dyshuari

Dy shtetas në Shkodër kanë mbetur të plagosur me thikë, pas një konflikti për motive…

Abdixhiku: Kjo Qeveri s’do të mbahet mend për asnjë projekt

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kjo qeveri është e…

UEFA merr vendim për numrin e futbollistëve në Euro 2024

23 apo 26 futbollistë në Europianin e Gjermanisë? UEFA ka vendosur t’i japë fund dilemës…