Veç tre ministra në sallë, Konjufca: Shkojmë me një pauzë derisa Qeveria të bëhet pak më serioze

Veç tre ministra në sallë, Konjufca: Shkojmë me një pauzë  derisa Qeveria të bëhet pak më serioze

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar edhe sot seancën plenare, ku janë ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare, transmeton Periskopi.

Mirëpo në mungesë të prezencës së ministrave, seanca u shtye për 20 minuta.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca mori këtë vendim duke thënë:

“Po, pajtohna me Abelardin. Nuk është serioze. Duhet të jenë ministrat për besë me i prezantu projektligjet sepse nuk mundemi me punu si Kuvend i Republikës së Kosovës kështu”, tha Konjufca.

‘’Shkojmë me një pauzë 20 minuta deri Qeveria  të bëhet pak më serioze.’’.PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: