Vedat Muriqi edhe sonte shkëlqeu për Fenerbahçen

Vedat Muriqi edhe sonte shkëlqeu  për Fenerbahçen

Vedat Muriqi është kryefjala e mediave turke. Gjiganti kosovar edhe sonte ishte protagonist në fitoren e Fenerbahçes duke shënuar golin e barazimit, i cili hapi rrugën e fitoren e dytë për Fenerbahçe  këtë sezon dhe për të marrë tri pikët e radhës duke fituar kundër Instanbull Basaksehir

Vedat Muriqi edhe sonte shkëlqeu për Fenerbahçën edhe sonte.

Sulmuesi kosovar gjatë gjithë ndeshjes ishte më i miri për skuadrën e njohur turke duke e kërkuar golin.

Instanbull Basaksehir e filluan më mirë këtë ndeshje pasi që arritën të goli në minutën e 32-të me anë të Enzo Crivelli.

Se Muriqi ishte në top formë edhe sonte e tregoi edhe goli i tij në minutën e 41-të por që u anulua nga VAR për shkak të pozitës jashtëloje.

Kosovari mori një top të mirë nga Cigerci dhe ai zgjati këmbën për të shënuar golin e barazimit që ishte një supergol.

Fenerbahçe nuk e ndali sulmin dhe arriti që të shënoi edhe njëherë në minutat shtesë me anë të Dirar.

Me këtë fitore të Fenerbahçës, që ishte derbi i Super Lig të Turqisë, ata prinë në vendin e parë me 6 pikë pas dy xhirove.

Kurse nënkampioni i Turqisë, Instanbull Basaksehir mbetet në vendin e 16 ku nuk ka shijuar asnjë fitore gjatë këtij sezoni.

 

 

Shpërndaje në: