Vedat Muriqi po i lë gojëhapur në Turqi, analisti i famshëm thotë se ai i ka të gjitha

Vedat Muriqi po i lë gojëhapur në Turqi, analisti i famshëm thotë se ai i ka të gjitha

Vedat Muriqi ishte përsëri protagonist për Fenerbahcen në fitoren 2-1 si nikoqir i Ankaragucus.

Sulmuesi në top formë kosovar fillimisht asistoi në golin e barazimit për Mathias Jorgensenin në minutën e 20-të, para se të shënonte vet golin e fitores në minutën e 73-të, raporton Periskopi.

E paraqitjet e Muriqit po i fascionojnë edhe analistët e futbollit turk, me kolumnistin e gazetës “Sabah”, Ridvan Dilemn që i ka dhënë shumë lavdata 25-vjeçarit pas paraqitjes së sontme.

“Disa sulmues janë të shpejtë e të shkurtër. Disa janë të gjatë e të fuqishëm fizikisht, si Peter Crouch, Vedat Muriqi i ka të gjitha,” ka thënë ai.

Kujtojmë se pas pesë javëve në Super Ligën turke, Fenerbahce zë pozitën e dytë në tabelë me 10 pikë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: