Vedat Muriqi shkruan sonte historinë, debuton në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi shkruan sonte historinë, debuton në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi është inkuadruar në lojë kundër Dortmundit, duke u bërë kështu përfaqësuesi i parë i Kombëtares së Kosovës që luan në një ndeshje të Ligës së Kampionëve – garës më prestigjioze evropiane për klube, shkruan Periskopi.

Që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA më 2016, asnjëri prej përfaqësuesve të saj nuk ia kanë dalë ta sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Shumica prej tyre kanë luajtur në kualifikime por jo edhe në Ligën e Kampionëve. /Perikskopi

Shpërndaje në: