Vedat Muriqi: Ta përsërim këtë edhe kundër Greqisë

Vedat Muriqi: Ta përsërim këtë edhe kundër Greqisë

Vedat Muriqi ka reflektuar pas triumfit 1-0 të Kosovës kundër Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

I intervistuar pas ndeshjes në lidhje me atë që ndodhi në ndeshje, Muriqi ka thënë:

”Në përgjithësi jam i lumtur që kena arritë fitoren e parë në kualifikueset për Botëror. U kanë fitore mu kfjellë dhe me vazhdu ata që e kemi bërë para dy viteve që kemi qenë pa humbje. Nuk është me rëndësi kush ka shënu, Vedati apo dikush tjetër, me rëndësi është Kombëtarja dhe fitorja.

”Tash presim Greqinë në Kosovë dhe shpresojmë të bëjmë një lojë si këtu me Gjeorgjinë dhe të grumbullojmë gjashtë pikë.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: