Vedat Muriqi tregon se kujt do t’ia dedikojë golin e parë me fanellën e Lazios

Vedat Muriqi tregon se kujt do t’ia dedikojë golin e parë me fanellën e Lazios

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka thënë se golin e parë me Lazion do ia dedikoj shqiptarisë dhe fëmijëve të tij.

Gjatë ditës së djeshme, Vedat Muriqi edhe zyrtarisht iu bashkua Lazios, me klubin italian që i pagoi 17.5 milionë euro (pa përfshirë bonuset) Fenerbahces.

Sulmuesi shtatlartë nënshkroi kontratë 5 vjeçare, teksa te klubi italian do fitojë 2.2 milionë euro si pagë vjetore.

Sulmuesi prizrenas sot ka dhënë një intervistë për ‘Top Channel’, duke treguar se kujt do ia dedikoi golin e parë me fanellën e Lazios.

“Une gjithmonë në çdo ekip që iki golin e parë ia dedikon shqiptarisë dhe djalit tim dhe së shpejti do behëm dhe me vajzë dhe dua që golin e parë t’ua dedikoj atyre” – ka deklaruar Muriqi.

Ndryshe, Vedat Muriqi përveçse se do luajë në një prej ligave më të forta, ai nga sezoni i ri gjithashtu do luajë edhe në garën më të fortë në botë për klube, në Ligën e Kampionëve

Shpërndaje në: