Veliu: Policët janë heronjtë tanë, i ndamë katër milionë euro për ta

Veliu: Policët janë heronjtë tanë, i ndamë katër milionë euro për ta

Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka thënë se katër milionë euro janë ndarë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës për Policinë e Kosovës.

“Ata janë heronjtë tanë të gjallë të cilët në vazhdimësi po sakrifikojnë, në mënyrë që ne të përshtatemi në realitetin e ri, po kujdesen për sigurinë dhe për respektimin e rregullave që mbrojnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Veliu.

“Mbi këtë bazë, sot në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, kemi ndarë 4 milion euro për pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për angazhimin e shtuar, punën me orar të zgjatur në terren dhe të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19”.

Shpërndaje në: