“Vëlla i gjakut të luftës”: Presidenti Thaçi i shkon për vizitë prindërve të Kadri Veselit, mungon ky i fundit

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duket se ka qenë në një vizitë jozyrtare në shtëpinë e kreut të PDK-së, Kadri Veselit, ku ka takuar edhe dy prindërit e tij.

Thaçi ka ndarë një informacion të tillë përmes një fotografie me mbishkrim në Facebook.

Ai shkruan “Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës. HTH”

Nuk dihet nëse prezent në takim ishte edhe Kadri Veseli, dhe nëse po, pse mungon në këtë fotografi, përcjell Periskopi. Është e mundur që ai e ka shkrepur fotografinë në fjalë.

Presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së Veseli, janë në mesin e dhjetë emrave të UÇK-së për të cilët është paralajmëruar aktakuzë nga Gjykata Speciale. /Periskopi 

Shpërndaje në: