Vëllai i Armend Mujës: Bedri Hamza i vetmi kandidat serioz që mund ta rrëzojë Albin Kurtin

Vëllai i Armend Mujës: Bedri Hamza i vetmi kandidat serioz që mund ta rrëzojë Albin Kurtin

Vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Armend Mujës, Gazmend Muja edhe njëherë ka befasuar me një deklaratë të tij.

Muja ka thënë se Bedri Hamza është kandidati i vetëm që mund ta sfidojë Albin Kurtin nëse vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Muja më parë ka qenë asamblist i PDK-së në Mitrovicë pasi kishte kaluar aty pas fitimit të mandatit nën siglën e AKR-së.

Postimi i plotë:

Shkuarja eventuale në zgjedhje të parakohshme siç po kërkohet nga disa politikan-kryesisht të PDK-s,

nenkupton që Mitrovica do duhej të shkonte prap në zgjedhje të jashtzakonshme!-sepse Bedri Hamza do duhej të jetë kandidat për Kryeministēr të Kosovës nga PDK-ja.

Perndryshe nuk ka ndonjë kandidat serioz që do ta rrezikonte Kurtin!

Shpërndaje në: