Vëllai i Messit: Askush nuk e njihte Barcelonën para se të luante Leo, të gjithë e njihnin veç Real Madridin

Vëllai i Messit: Askush nuk e njihte Barcelonën para se të luante Leo, të gjithë e njihnin veç Real Madridin

Vëllai i Lionel Messit ka pohuar se ish-ylli i Barcelonës nuk do të kthehet në Nou Camp nëse nuk largohet presidenti i klubit Joan Laporta.

Pas largimit të Messit, Barça, e cila vazhdon të jetë e rrënuar nga paqëndrueshmëria financiare, vetëm pak kohë më parë kishte zgjedhur Laportan për mandatin e tij të dytë si president.

Messi është lidhur vazhdimisht me një rikthim në Nou Camp, por vëllai i tij Matias beson se ka zero shanse për këtë nëse Laporta nuk mund të hiqet nga detyra e tij.

Duke folur në kanalin Twitch të djalit të tij, Matias tha: ”Ne nuk do të kthehemi në Barcelonë, dhe nëse do bëhet kjo, do të kemi një pastrim të mirë, duke përjashtuar, ndër të tjera, Joan Laporta, i cili është mosmirënjohës pas gjithë asaj që bëri Messi për Barcelonën.

“Njerëzit [në Barcelonë] nuk e mbështetën atë. Njerëzit duhet të kishin dalë për të bërë një marshim apo diçka, të linte Laporta të largohej dhe Messi të qëndronte. Katalanasit janë tradhtarë.

Vëllai i Messit më pas bëri një pretendim të jashtëzakonshëm se Barcelona u bë një skuadër e njohur globalisht vetëm për shkak të kontributeve të 35-vjeçarit në klubin ku ai fitoi 10 tituj të La Ligas dhe katër trofe të Ligës së Kampionëve ndër pikat kryesore të tij.

“Barcelona filloi të njihet globalisht për shkak të Messit, më parë njerëzit e njihnin vetëm Madridin”, tha ai.

Shpërndaje në: