Vëllai i Qemajl Aliut të VV-së dëmtoi investitorin gjerman, sot del para trupit gjykues

Vëllai i Qemajl Aliut të VV-së dëmtoi investitorin gjerman, sot del para trupit gjykues

Ahmet Aliu, vëllau i kryetarit të komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka dalur sot para trupit gjykues për një vepër penale.

Ai akuzohet se në korrik të vitit  2018, në fshatin Smallushë, në kompaninë “Xsella” në Lipjan, ka këputur rrethojën metalike dhe ka depërtuar brenda duke e dëmtuar atë, edhe pse të njëjtit i ishte tërhequr vërejtja disa herë.

Sipas aktakuzës, Aliu këtë e ka bërë pasi nuk ka mundur të hynte brenda te kontejneri i tij. Por veprimi i tij i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm pronarit të kompanisë “Xsella”.

Në seancën e parë gjyqësore që është mbajtur sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan, Aliu është deklaruar i pafajshëm.

Një deklarim të tillë, i akuzuari Aliu e ka bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori Eset Rama, raporton “Betimi për Drejtësi”

“Nuk e ndjej veten fajtor”, tha i akuzuari Aliu,.

Pas deklarimit të të akuzuarit, gjykatësi Selman Salihu e ka njoftuar atë me të drejtën se brenda afatit prej 30 ditësh mund të paraqesë kërkesën për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave.

Seanca e shqyrtimit të dytë u caktua më 18 shkurt 2022.

Sipas aktakuzës së ngritur më 7 shtator 2018, i akuzuari Ahmet Aliu po ngarkohet nga Prokuroria Themelore se më 17 korrik 2018, në fshatin Smallushë, në kompaninë “Xsella” në Lipjan, ka këputur rrethojën metalike dhe ka depërtuar brenda duke e dëmtuar atë, edhe pse të njëjtit i ishte tërhequr vërejtja disa herë.

Aliu për këto veprime ngarkohet me veprën e penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ku kryesi dënohet me burgim deri në një vit.

Shpërndaje në: