Vëllai plagos vëllanë me armë zjarri

Vëllai plagos vëllanë me armë zjarri

Faik Veliu, 65 vjeç është plagosur me armë zjarri në oborrin e shtëpisë së tij. Policia e Lushnjes në një njoftim për mediat sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, në fshatin Ngurrëz e Vogël.

Autoritetet sqarojnë se autor i dyshuar i plagosjes është vëllai i Faik Veliut, Sami Veliu, i cili është arrestuar pak minuta pas ngjarjes.

Gazetarja e Klan News, Anila Sefa, sqaron se autori dhe i plagosuri jetonin shumë pranë njëri-tjetrit. Sami Veliu mësohet se i ka bërë pritë me kallashnikov vëllait të tij dhe sapo e pa parë që ka dalë nga banesa ka nisur ta qëllojë.

Po ashtu gazetarja sqaron se nga burime pranë familjes, mësohet se autori i dyshuar i ngjarjes vuan nga çrregullime të shëndetit mendor.

Ndërkohë i plagosuri është dërguar në spitalit dhe ndodhet në kujdesit të mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje në: