Vëllain kandidat në PDK, por Xhemajlit s’i bën: E feston fuqishëm fitoren e VV-së

Vëllain kandidat në PDK, por Xhemajlit s’i bën: E feston fuqishëm fitoren e VV-së

Emrush Xhemajli është parë duke e festuar në mënyrë të rrallë fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje bashkë me aktivistin e kësaj partie, Labinot Balajn. 

Xhemajli shihet derisa bashkë me Balajn mban grushtin të vendosur te koka, simbol ky i përdorur nga Partia e Punës dhe diktatori komunist Enver Hoxha.

Anëtari i VV-së, Xhemajli, e ka vëllain e tij në Partinë Demokratike të Kosovës [PDK], Bajrush Xhemajlin, përcjell Periskopi.

Ai ka qenë edhe pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Vetëvendosje sipas të gjitha projeksioneve ka arritur t’i fitojë afër 50 për qind apo edhe mbi 50 për qind të votave. /Periskopi

Shpërndaje në: