‘Vëllezërit norvegjezë’: Kurti takoi 6 herë ambasadorin e Norvegjisë brenda pak muajsh

‘Vëllezërit norvegjezë’: Kurti takoi 6 herë ambasadorin e Norvegjisë brenda pak muajsh

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka mbajtur një tjetër takim me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grøndahl – takim ky që është i pesti zyrtar brenda një periudhe të shkurtër prej disa muajsh, gjatë të cilave ka zhvilluar më aq takime edhe me ambasadorin e Shqipërisë.

Kurti në takimin e fundit me ambasadorin e Norvegjisë ka folur për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për fitoren në këto zgjedhje, shkruan Vetëvendosjes.

Po ashtu, VV-ja thotë se Kurti ka folur me ambasadorin dhe me përfaqësuesin special të Norvegjisë në Ballkanin Perëndimor edhe për çështjen e dialogut me Serbinë, përcjell Periskopi.

Por, takime me dyshen në fjalë ai ka zhvilluar edhe më 28 janar dhe më 18 janar të këtij viti.

Po ashtu, ai është takuar me Grondahlin edhe më 14 shtator të vitit të kaluar [2020], më 9 tetor të vitit 2019 [tri ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme] dhe më 19 shtator të po atij viti.

Nga kjo del se Kurti është takuar me ambasadorin e Norvegjisë plot gjashtë herë brenda 17 muajsh.

Nuk dihet nëse këto takime të shpeshta me diplomatët norvegjezë, Kurti i bën për të çuar përpara ndonjë agjendë të caktuar politike.

Nga një kërkim i thjeshtë në faqen e Vetëvendosjes në Facebook, del se Kurti nuk ka takuar aq shpesh madje as ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, z.Qemal Minxhozi [katër herë] apo atë amerikan, Philip Kosnett. /Periskopi

Shpërndaje në: