Vendi i parë – Artane Rizvanolli, vendi i dytë – Albin Kurti: Fituesit e deklaratave më të përçudshme të ditës së sotme

Vendi i parë – Artane Rizvanolli, vendi i dytë – Albin Kurti: Fituesit e deklaratave më të përçudshme të ditës së sotme

Një deklaratë interesante e ministres Artane Rizvanolli, e cila në përpjekje për të dhënë këshilla për kursimin e energjisë elektrike, tha ‘izoloni shtëpitë’ po merr dhenë në rrjetet sociale, sidomos në Facebook, aty ku zhvillohet debati më i madh nga kosovarët.

Deri tani, Periskopi ka vërejtur dy – tri deklarata të ditës që dalëngadalë po i afrohet fundi edhe pse mbetet e gjatë – në kuptimin e hapësirës ku mund të jepen ende deklarata të përçudshme. Pra, siç themi, dita është e gjatë. Ka vend dhe hapësirë për deklarata edhe më të përçudshme.

Top deklarata e parë e ditës: IZOLONI SHTËPITË – Pritjet për dimrin janë plotësisht të paqarta. Çka mund të bëj secili e secila nga pjesën e tij të vogël është kursimi brenda mundësive çdo ditë. Çka mund të bëjnë familjet është të marrin masat për izolimin e shtëpive para se të vijnë temperaturat e ulëta (Ministrja Artane Rizvanolli).

Top deklarata e dytë e ditës: Këtu, nuk e dimë a duhet të jetë deklarata e kryeministrit në seancën e sotme, se ‘çmimet nuk janë rritur vetëm për mësuesit” dhe se ‘në markete nuk shënon askund që çmimet janë rritur vetëm për ta’, apo një deklaratë e mëvonshme e Kurtit, në një konferencë për shëndetësinë, ku thotë, gjithnjë siç e citon Zyra e Kryeministrit:

Aktualisht, një prej sfidave kryesore të institucioneve shëndetësore në fushën e promovimit dhe edukimit, është të gjejmë një mënyrë se si ta përsërisim suksesin tonë gjatë pandemisë, në luftimin e sëmundjeve të tjera. (Kryeministri Albin Kurti)

Problemi me deklaratën e parë: As që ia vlejmë ta shpjegojmë shumë gjatë. Kur kihet parasysh gjendja e vështirë ekonomike në të cilën janë qytetarët e Kosovës, është jashtëzakonisht e çuditshme t’u kërkosh ta bëjnë izolimin e shtëpive, atyre që s’e kanë bërë tashmë.

Problemi me të dytën: Për mësuesit, s’po e përmendim. Por kjo me ‘si ta gjejmë një mënyrë që ta përsërisim suksesin gjatë pandemisë’, është serioze, sidomos kur kihet parasysh që në periudhën e ministrit Arben Vitia, menaxhimi i pandemisë, kishte lënë shumë për të dëshiruar./Periskopi                                                                                  

Shpërndaje në: