Vendi i krenarisë dhe turpit për Kosovën

Vendi i krenarisë dhe turpit për Kosovën

POLAC – Varret e 200 dëshmorëve pushojnë të qetë dhe të harruar nga shteti i Kosovës: Mujë Krasniqi, Beqir Gashi, Rifat Mziu, Ilaz Kodra, Rasim Kiqina, Xhevat Thaçi, Hysen Bujupi, Luljetë Shala dhe shumë e shumë dëshmorë tjerë. Varret e tyre nuk e kanë përkujdesjen e askujt.

Këta dëshmorë nuk e meritojnë një pamje të tillë, por turpi i takon shtetit tonë, të cilëve nuk i interesojnë dëshmorët e aq më pak vlerat e luftës. Si ndihet një udhëheqës shteti kur bën homazhe në këto varreza. E në to, është e vështirë edhe të dallohen emrat e dëshmorëve. I gjithë populli është i prekur nga kjo gjendje e këtyre varrezave. Çdo vizitor që vjen në këtë vend i mallkon udhëheqsit e shtetit të tyre. Nesër do të bëhen 19 vite që nga rënja e tyre dhe shteti vazhdon të heshtë e të mos bëj asgjë për rregullimin e tyre. Në to edhe flamujtë janë të shqyer.

Ne si familjarë kërkojmë nga shteti i Kosovës që sa më parë të marrë masa urgjente që këto varreza të mos jenë me këtë pamje prekëse e të dhimbshme që e nëpërkëmb sakrificën popullore për çlirim.

 

Redaktoi: Periskopi

Shpërndaje në: