Vendimi i Apelit për tarifat e rrymës, gazetari renditë tri gjëra që nuk duhet t’i harrojmë

Vendimi i Apelit për tarifat e rrymës, gazetari renditë tri gjëra që nuk duhet t’i harrojmë

Gazetari Lavdim Hamiti ka renditur disa fakte pasi Gjykata  e Apelit vërtetoi vendimin e Themelores për tarifat e rrymës, transmeton Periskopi.

Ja postimi i plotë:

Mos të harrojmë!

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë e pati detyruar KEDS-in që t’i faturojë konsumatorët prej 9 shkurtit 2022 me tarifat e shtrenjta të energjisë elektrike, përkundër kërkesës nga kompania private që një gjë e tillë të ndodhte prej 1 marsit!

Disa anëtarë të Bordit të ZRRE-së kanë punuar në KEDS dhe ka raportime se me bizneset e tyre private përfitojnë edhe financiarisht nga KEDS-i

KEDS-i duhet t’ua kthej paratë konsumatorëve për muajtë: Shkurt, mars dhe prill, ndërsa Bordi i ZRRE-së duhet të shkarkohet nga Kuvendi dhe të ballafaqohen me institucionet e drejtësisë për vendimet joligjore!

 

Shpërndaje në: