Vendimi i FIFA-s për ‘shqiponjat’ i shokon mediat serbe (FOTO)
Pas vendimit të FIFA-së , që Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Lichsteiner të dënohen me një shumë simbolike të hollash, pas ankesës së Serbisë për mënyrën e festimit me shqiponjë në ndeshjen Serbi-Zvicër, i menjëhershëm ka qenë reagimi i medaive serbe.
E përditshmja serbe ‘Kurir’ e quan si skandaloz dhe të turpshëm këtë vendim të FIFA-s.
E ajo që iu djeg më së shumti mediave serbe, është fakti që Shaqiri, Xhaka e Lichsteiner do të luajnë kundër Costa Rikës në ndeshjen e fundit të grupit./Periskopi/




