Vendimi për targa, a do të ketë lehtësime për qytetarët e Luginës?

Vendimi për targa, a do të ketë lehtësime për qytetarët e Luginës?

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, pas vendimit që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë të pajisen me targa të përkohshme që hyjnë në territorin e Kosovës, ka deklaruar se gjendja e sigurisë është e qetë.

Ministri deklaroi se ky vendim i ndërmarrë është legjitim, pasi që Serbia ka obliguar qytetarët e Kosovës që ta bëjë të njëjtën gjë.

“Pas skadimit të marrëveshjes, ka nxjerr vendim që obligon pajisjen me targa të përkohshme të automjeteve të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Asnjë veturë e pajisur me targa KS nuk ka të drejtë të lëviz në trafik dhe të vetmet targa janë ato RKS. Përpos pajisjes me targa të përkohshme në të gjitha pikat e kalimit, mund të pajisen edhe në qendrat e regjistrimit nëpër komunat e Kosovës”, tha ai.

Ai u shpreh se gjendja e sigurisë është e qetë.

“Gjendja e sigurisë është e qetë dhe Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet që të mos ketë vonesa. Ky vendim është legjitim, Serbia ka obliguar qytetarët e Kosovës që të vendosin targa të Serbisë, prandaj ne kemi vlerësuar se është momenti i fundit që të aplikojmë të njëjtën masë”, tha ai.

Ai u përgjigj edhe sa i përket asaj se a do të ketë lehtësira për qytetarët e Luginës.

“Shumë shpejtë do të ketë mekanizma të tjerë të cilët do të kompensojnë çfarëdo dëmi që iu bëhet bashkëkombës e tanë, qoftë nga Presheva po edhe nga Bujanoci e Medvegja”, tha ai.

Shpërndaje në: