Vendos PZAP: Largohen disa fletëvotime të Iniciativës Rome që dyshohet se u mbështet nga Serbia

Vendos PZAP: Largohen disa fletëvotime të Iniciativës Rome që dyshohet se u mbështet nga Serbia

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në seancat e mbajtura me datat 5, 6, 7 dhe 8 mars 2021, brenda afatit ligjor prej 72 orëve ka vendosur lidhur me 210 apelet e paraqitura nga kandidatet për deputet të subjekteve politike, kundër Vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Paneli lidhur me apelet e paraqitura ka vendosur si në vijim.

Pranohen pjesërisht të bazuara 5 apele:

PRANOHEN pjesërisht të bazuara apelet Anr.656/2021. A.nr.733/2021 dhe A.nr.735/2021 të paraqitura nga subjektet politike Nasha Iniciativa, Unioni Social Demokrat dhe Nova Demokratska Stranka të datës 05.03.2021 kundër vendimit të KQZ-së nr.860-2021 të datës 04.03.2021, për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të mbajtur me 14 Shkurt 2021.

PRANOHEN  pjesërisht te bazuara apelet  Anr.736/2021 i datës 05.03.2021, e paraqitura nga subjektet politike Partia Liberale Egjiptiane (PLE), me seli në Pejë, Partia e Ashkalive për Integrim (PAI) me seli në Lipjan, Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK) me seli në Prizren, Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës (PDAK) me seli në Ferizaj dhe apeli Anr.769/2021 i datës 05.03.2021, i paraqitur nga Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), anulohen fletëvotimet që i përkasin subjektit politik Romani Iniciativa.

“Kandidatët të cilët kanë apeluar vendimin e KQZ-së për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve në PZAP do të njoftohen me kohë me vendimet lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër këtyre vendimeve palët e pakënaqura mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre”, thuhet në njoftimin e PZAP-it.

Shpërndaje në: