Vendosen lule pranë Ambasadës së Maqedonisë në Sofje

Vendosen lule pranë Ambasadës së Maqedonisë në Sofje

Para Ambasadës së Maqedonisë në Sofje, qytetarët vendosën lule të freskëta në shenjë ngushëllimi për qytetarët e rënë maqedonas.

Të paktën 45 persona kanë vdekur pasi një autobus është aksidentuar dhe është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”.

Në mesin e viktimave ka edhe fëmijë.

Për shkak të aksidentit tragjik të gjitha Ambasadat e Maqedonisë së Veriut dhe Misionet jashtë vendit i ulën flamujt në gjysmë shtizë, bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme.

.

Shpërndaje në: