Vendoset gjithçka – Florian Marku do ta zhvillojë meçin në ‘Air Albania’, mësohet se kur do të zbulohet kundërshtari

Vendoset gjithçka – Florian Marku do ta zhvillojë meçin në ‘Air Albania’, mësohet se kur do të zbulohet kundërshtari

Si duket gjithçka do të jetë gati për një natë të paharruar të boksit në Shqipëri.

Boksieri shqiptar Florian Marku ka bërë të ditur se meçi i tij i ardhshëm do të zhvillohet në stadiumin Kombëtar ‘Air Albania’, shkruan Periskopi.

Vetë Marku e ka treguar këtë, derisa thotë se kundërshtarin do ta zbulojë këtë të shtune.

“Pershendetje te gjithe Shqiptareve kudo qe jan neper bote. Dua tju lajmeroj se ndeshja ne stadiumin Air Albania per kete verë eshte vendosur. Te shtunen ju tregoj daten e cdo detaj tjeter. Qe kur kam qene femije endrra ime ka qene te ndeshem ne mes te Shqiperise para jush. Mezi pres”, tha Marku.

Shpërndaje në: