Verifikimin e sigurisë nuk do ta bëjë më AKI-ja
Burime të gazetës brenda kabinetit qeveritar kanë theksuar të hënën se puna për ndryshime ligjore ka nisur tashmë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Ligji për klasifikimin e informacioneve dhe verifikimin e sigurisë është në procedurë plotësim-ndryshimi dhe pjesa thelbësore që do të preket është ajo që ka të bëjë me verifikimin e sigurisë. Në shqyrtim janë disa opsione. Insistohet që Departamenti i verifikimit të jetë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit”, ka thënë ky burim. “Meqë Departamenti kryen një punë të ndjeshme, ka kërkesa edhe nga ndërkombëtarët e edhe nga shoqëria civile që atij t’i jepet statusi i agjencisë së pavarur, që do të jetë nën Kuvend”



