Veriu e Graçanica s’e njohin BSPK-në, as grevën

Veriu e Graçanica s’e njohin BSPK-në, as grevën

Shtetin e Kosovës nuk e pranojnë, e bashkë me të Komuna e Mitrovicës së Veriut nuk po e njeh as grevën e shpallur nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Puna me palë vazhdoi edhe të hënën si çdo ditë tjetër e pa telashe. Sipas kreut të administratës Mursel Ahmeti, ata nuk iu nënshtruan shprehjes së pakënaqësisë si kolegët në jug, pasi nuk bëjnë pjesë në këto organizata.

E meqë puna në veri s`u ndal për asnjë minutë, interesim për shërbime ka edhe nga jugu.

Ahmeti shton për Klan K se si në Mitrovicë të Veriut edhe në tri komunat tjera veriore është i njëjti avaz.

Por. as në Graçanicë nuk është duke përfillur greva e cila po mbahet nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit.

Që mësimi është duke mbajtur normalisht e thotë edhe nxënësi i kësaj shkolle Edon Kurta.

“Po këtu është duke u mbajtur normalisht mësimi, nuk është qe kemi ndonjë problem. Kemi filluar vitin shkollor dhe gjithçka është ne rregull”, thotë nxënësi, Edon Kurta.

Greva nuk është duke u mbajtur as në shkollën e Llapnasellës.

Nënkryetari i komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, ka thënë për Tëvë1, se këto shkolla nuk janë nën administrimin e komunës.

Institucionet arsimore ku vijojnë mësimin komuniteti serb tek ne nuk administrohen nga Komuna e Graçanicës.

Shkollat nëpër komunat me shumicë serbe, mbajnë mësim në bazë të vendimit të qeverisë së Serbisë

Shpërndaje në: