Veriu: Ministri i brendshëm austriak përgëzon Policinë e Kosovës (Njësinë Speciale) për profesinalizëm

Veriu: Ministri i brendshëm austriak përgëzon Policinë e Kosovës (Njësinë Speciale) për profesinalizëm

Ministri i brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka takuar sot ministrin e brendshëm kosovar, Xhelal Sveçlën. Ai është pyetur dhe ka folur lidhur me situatën në veriun e Kosovës.

“Ne jemi të bindur që përmes njohjes së Kosovës, ne po krijojmë qartësi edhe për të ardhmen e Kosovës, për këtë projekt nevojiten partner. Në këtë situatë nevojiten partner, kaq të vështirë. Por sic më njoftoi ministri i brendshëm, në njërën anë po zhvillohet aksioni por aty ku po zhvillohen protesta, gëzohem që Policia kosovare po vepron me profesionalitet edhe pse nuk e kanë të lehtë.  Në të kundërtën, do t’u jipej e drejta atyre që nuk janë destruktiv. Mendoj që ajo që po bëhet tani, është rruga e saktë e duhur.  Është nder i madh të jem këtu, Kosova është për Austrinë një partner i rëndësishëm për luftimin e krimit dhe trafikimit. Kemi biseduar që këtë bashkëpunim dëshirojmë ta intensifikojmë. Falënderoj shumë policinë kosovare për angazhimin e tyre”, ka thënë ministri i brendshëm austriak, përcjell Periskopi.

I pyetur lidhur me qëndrimin e ambasadorit rus në Beograd, pranë kufirit me Kosovën (të dielën), ministri i brendshëm austrik tha se ‘në këto momente është e rëndësishme të mos biem pre e provokimeve’.

“Në njërën anë është ashtu, cdoherë e kemi ndjekur politikën që kemi sqaruar edhe BE ka sqaruar që dhuna asnjëherë nuk është mjet i politikës. Njëkohësisht ka ofruar Austria numrin më të madh të ushtarëve në trupën e KFOR për një shtet që nuk është anëtare e NATO-së. Vendimmarrëse është që në fazën në të cilën ndodhemi tani, mund të them se procesi po ecën mirë, natyrisht ka probleme që po trajtohen por më e rëndësishmja në situate të tilla është të mos provokohemi. Të ketë qetësi dhe qartësi. BE është duke siguruar që ne të mos e pranojmë dhunën asnjëherë sim jet politik. Austria është duke dhënë kontributin e saj aktiv në KFOR për të kontribuar në këtë siguri”, ka thënë ai./Periskopi

 

 

Shpërndaje në: