Vërshime në fshatin Polluzhë të Drenasit

Periskopi.com Lajme

Reshjet e shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Komuna e Drenasit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, bën të ditur se ekipet emergjente janë në terren.

“Reshjet e vazhdueshme të shiut gjatë orëve të vona të së dielës dhe të hënës, kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në disa zona, sidomos në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, përkatësisht të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë, por edhe në disa pjesë të tjera”, thuhet në njoftim.

Komuna bën të ditur se nuk ka vërshime në shtëpi banimi.

“Që nga mëngjesi, ekipet emergjente janë në teren dhe po monitorojnë situatën dhe janë duke intervenuar ne ato zona ku niveli i ujit është më i madh. Nuk ka vërshime në shtëpi banimi, vetëm në disa segmente rrugore, siç është rasti të rreth rrotullimi në fshatin Polluzhë si dhe mbyllje të kanalizimeve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tujte, përmes këtij postimi, Komuna e Drenasit, kërkon nga Ministria e Infrastrukturës që të intervenojnë në rrugën regjionale Drenas-Skenderaj, pasi që është në kompetencë të nivelit qendror.