Vërshimet turbullojnë ujin, ndërpritet furnizimi në Fushë Kosovë

Vërshimet turbullojnë ujin, ndërpritet furnizimi në Fushë Kosovë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të shiut, në sistemin e “Ibër Lepencit” është shfaqur turbullirë e lartë.

Kjo ka bërë që impianit i ujit në Shkabaj të ndërpresë trajtimin e uji.

Sipas njoftimit, në orën 14:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm për konsumatorët e Fushë Kosovës.

“Po bëhen përpjekje maksimale që ta përballojmë situatën e krijuar pas reshjeve me sa më pak ndërprerje të furnizimit me ujë. Ekipet janë në teren” thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: