Vërtetë e vështirë ta shpjegojmë si e humbi këtë rast Lirim Kastrati sonte, krejtësisht i vetëm me portierin

Vërtetë e vështirë ta shpjegojmë si e humbi këtë rast Lirim Kastrati sonte, krejtësisht i vetëm me portierin

Kombëtarja e Kosovës arriti të mposht me rezultat 0-1 Gjeorgjinë.

Goli i shënuar nga Vedat Muriqi në minutën e 19’të, doli të jetë i fitores për skuadrën e drejtuar nga Bernard Challandes.

Fati i mirë i Kosovës ishte se, Gjeorgjia nuk arriti të shënoi në këtë ndeshje, sepse përndryshe rasti i humbur nga Lirim Kastrati, do ti kushtonte shumë “Dardanëve”.

Pak pas fillimit të pjesës së dytë, Lirim Kastrati pas një solo aksioni të nisur nga një kundërsulm, doli një me një me portierin, por finalizimi i 22 vjeçarit la shumë për të dëshiruar.

 

 

Shpërndaje në: