Veseli: As dashuria s’ndodh rastësisht

Veseli: As dashuria s’ndodh rastësisht

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sërish për pretendimet se ai është intervistuar nga Gjykata Speciale – raporton Periskopi.

Veseli ka thënë se nuk ka qenë e rastësishme që pikërisht atë ditë kur u fol për Tribunalin serb, të raportohet se ai është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

“As dashuria s’ndodh rastësisht. Njëherë i ke disa simpati. S’ka rastësi”, ka thënë Veseli në Debat Plus në Tv Dukagjini.

Edhe njëherë tjetër ai ka treguar se ka qenë në Lublanë, dhe se aty nuk është lokacioni i Gjykatës Speciale.

“Prokurori s’vjen atje me të intervistu. Ata e kanë një legjislacion që e respektojnë. E kanë formën se si duhet të veprojnë. Kjo është e rregulluar. E kam sqaruar disa herë se nuk kam qenë në intervistim në Hagë. Kurdo që të ka ftesë, unë do t’ju tregoj të gjithë. S’do ta mbaj fshehtë asnjëherë këtë”, shtoi Veseli./PERISKOPI

Shpërndaje në: