Veseli dhe Gaxherri me replika të ashpra mes vete!

Veseli dhe Gaxherri me replika të ashpra mes vete!

Me të përfunduar fjalimin deputetja Gaxherri, në të cilin i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrin masa për largimin e murit në veri të vendit, ka reaguar kreu i Kuvendit, Veseli.

Duke ironizuar me Gaxherrin, Veseli ka thënë se i ka ndihmur shumë ata.

“Na ke ndihmu shumë zonja Gaxherri duke na bërë me gisht, shumë. Na ke ndihmu shumë a. Faleminderit!”, ka thënë Veseli.

Pa iu përgjigjur replikës, nuk la Gaxherri duke i thënë këtij të fundit se nuk është shëmull i mirë si kryetar i Kuvendit.

“Z.Veseli, sinqerisht sonte se  kam pas ndërmend me të kritiku, por tani me detyrove me të thanë z. Kryetar nuk je shëmbull i mirë. Tash se di sa të kam ndihmu, por të ndihmova”, është shprehur Gaxherri.

Pas kësaj replike ka reaguar sërish kreu i Kuvendit, Veseli duke e arsyetur replikën e më hershme të tij, se e ka thënë me shaka.

“Parëz isha në gjysëm shaka në replika, znj. Gaxherri unë nuk ju kam sjell në seancë. Vendimin e keni marrë ju. Mos më fajsoni. Ndoshta nuk keni qenë prezent kur keni votu, por vendimarrja ishte e juaja”, tha Veseli.

Deputetja Gaxherri, i është kundërpërgjigjur sërish Veselit, duke i thënë se nuk mund të shfajsohent.

“Mos u mundo me thënë që jeni i pafajshëm se na kemi marrë vendime, jeni ju ai i cili duhet ta menaxhoni kohën, seancat, me i ba rendin e ditës me kohë, kështu që z.Kryetar na ke ndihmu”, është shprehur ajo.

Shpërndaje në: