Veseli: Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020

Veseli: Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ka reaguar pas ndeshjes Kosovë-Çeki, ku kjo e fundit doli fitore 2-1.

Veseli ka shkruar se ëndrra nuk përfundon për Europiain 2020.

‘’Kosova meriton duartrokitje dhe djemtë tanë falënderime për krenarinë që na japin. Ëndrra nuk ka përfunduar për Europianin 2020. Këta djem kanë treguar shpirt e besim të jashtëzakonshëm dhe na kanë dhënë gjithë këtë kohë emocione që kurrë nuk do t’i harrojmë. Njejtë ishte edhe sonte. Falemnderit nga zemra. Gjithmonë pranë tyre!’’/PERISKOPI/

Shpërndaje në: