Veseli: Falem me zemër
Asnjë lider institucional as i partive politike nuk është parë në faljen e namazit të Kurban Bajramit, në manifestimin qendror të mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.
Asnjëri udhëheqës i institucioneve shtetërore dhe partive politike nuk është parë të marrë pjesë në faljen e namazit të Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe në kryeqytet, ku është zhvilluar manifestimi qendror për këtë festë fetare.
Madje, numri një i Republikës, presidenti Hashim Thaçi nuk ka shkuar as në pritjen e organizuar nga Bashkësia Islame e Republikës së Kosovës për të shprehur urimet për këtë festë të madhe të besimtarëve islamë.
I pyetur nga KALLXO.com rreth mungesës së tij dhe të drejtuesve të tjerë në manifestimin qendror të festës së Bajramit të vogël, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, u arsyetua kështu: “Me shpirt falet secili te Zoti”.



