Veseli flet për krimet e Serbisë: Dhjetëra kufoma ishin me dhe në gojë, i varrosën edhe të gjallë

Veseli flet për krimet e Serbisë: Dhjetëra kufoma ishin me dhe në gojë, i varrosën edhe të gjallë

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli pasi përfundoi intervistimin nga Gjykata Speciale, foli për Klan Kosovën ku përmendi dëshmitë për krimet e serbëve në Kosovë gjatë lustës së fundit.

Ai tha ndër të tjera se krimet e luftës në Kosovë të kryera nga Serbia janë të dokumentuara dhe po ashtu përmendi një fakt që e kanë gjetur gjatë hetimeve, se ka dhjetëra kufoma që i kanë gjetur në varre masive, e që besohet se ata persona janë varrosur të gjallë.

“Krimet e luftës nuk vjetërsohen kurrë. Unë e di që kam fillu publikisht i falënderoj profesorët që kanë qenë të gatshëm për të ndihmuar. Ka argumente e fakte, kjo nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim të çështjeve që janë duke ndodh tani. Ne po flasim për një realitet krejt tjetër për kime që janë të ditura. Ku i kemi varret masive, nuk e dim a ju kanë marr organet, ka pasur me dhjetëra kufoma që janë gjetur me gojën plot dhe, e që besohet të janë varrosur të gjallë”, u shpreh Veseli.

Shpërndaje në: