Veseli: Kosova është vend i shpresës, rinia të mos ikë pasi do të krijojmë perspektivë dhe vende të punës

Veseli: Kosova është vend i shpresës, rinia të mos ikë pasi do të krijojmë perspektivë dhe vende të punës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se nuk do të lejojnë rininë që të dëshpërohet

Ai ka thënë se do të investojnë më shumë në rini, të krijojnë mundësi e vende të punës, në mënyrë që rinia mos të ikë nga Kosova.

Kadri Veseli, i cili drejton Partinë Demokratike të Kosovës, gjatë përurimit të fushës ndihmëse sportive në Kaçanik, tha se Kosova është vend i shpresës dhe i rinisë.

“Kosova është vend i shpresës, Kosova është vend i rinisë, Kosova është vend i besës dhe besimit. Nuk do të lëmë që rinia jonë të dëshpërohet, këtu është e ardhmja jonë, do të investojmë në rini,” ka thënë Veseli.

“Kjo është vetëm një pjesë e investimit, orientimit të rinisë anë e kënd Republikës së Kosovës në sport, për aq sa do të investojmë edhe më shumë që të krijojmë perspektivë që të kenë vende të punës këta rini mos të na ikin nga Kosova,”.

Shpërndaje në: