Veseli: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë të mbrohet nga mashtruesit, PDK s’do rrijë në gjumë

Veseli: Kosova ka nevojë më shumë se kurrë të mbrohet nga mashtruesit, PDK s’do rrijë në gjumë

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli sot gjatë një manifestimi për 20 vjetorin e partisë ka thënë se vendi so të ka nevojë më shumë se kurrë të mbrohet nga mashtruesit dhe së ata nuk do të rrijnë në gjumë, transmeton Periskopi.

‘’Kosova ka nevojë më shumë se kurrë të mbrohet nga mashtrimet dhe mashtruesit. Sado që ata gabojnë dhe dështojnë rreziku është të ecim prapa. Nuk do të lejojmë që të dështojë Kosova. Nuk bëhet fjalë për një garë por me dicka shumë më të rëndësishme për shtetin tonë. Dilni therrisni njerëzit e mirë të këtij shteti të na bashkohen sepse ne jemi adresa e vendimeve të mëdha’’, ka thënë Veseli.

‘’Për këtë nuk kam asnjë dyshim sepse e njoh mirë PDK-në, ia njoh forcën, dijen vizionin dhe ju njoh ju.’’

‘’Dikush mendon se pas këtyre zgjedhjeve PDK do të shkojë ne gjumë, e kane gabim. Ndoshta kemi heshtur ngapak por nuk do të ndalemi.’’/PERISKOPI/

 

 

Shpërndaje në: