Veseli lavdëron institucionin e tij para zyrtarit të Kongresit Amerikan

Veseli lavdëron institucionin e tij para zyrtarit të Kongresit Amerikan

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, takoi Drejtorin e Zyrës për Etikë në Kongresin Amerikan, Omar Ashmawy, me të cilin bisedoi për punën dhe zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, si dhe mundësitë e bashkëpunimit në fushën e etikës parlamentare.

Ashmawy e njohu Veselin për përgjegjësitë dhe praktikën e punës së zyrës që ai drejton, që lidhen me parimet dhe normat e etikës parlamentare e të mekanizmave implementues, duke ndihmuar kështu institucionin në ruajtjen e integritetit institucional dhe besimit të qytetarëve.

“Ai po ashtu, foli edhe për angazhimet në promovimin e parimeve dhe normave të etikës parlamentare në parlamentet në zhvillim”, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit të Kosovës.

Veseli, ndërkaq, sipas njoftimit, e ka falënderuar Ashmawyn për interesimin e tij për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe gatishmërinë për mbështetje, si dhe e ka njoftuar atë për konceptin e tij të hapjes së institucionit ndaj qytetarëve, “duke rritur transparencën dhe lehtësuar qasjen e mediave, shoqërisë civile dhe publikut të përgjithshëm, në punën e Kuvendit të Kosovës”.

“Veseli, po ashtu, konfirmoi qëndrimin e tij konstruktiv dhe bashkëpunues me të gjitha palët e përfaqësuara në Kuvend”, theksohet në komunikatë.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi midis institucioneve që

Shpërndaje në: