Veseli: Me Lladrovcin do të tregojmë si fitohet dinjitetshëm
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në ditën e fundit të fushatës së zgjedhjeve në Drenas përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka përkrahur kandidatin e kësaj partie, Ramiz Lladrovcin duke treguar se do të fitojë dinjitetshëm në këto zgjedhje.
“Me qytetarët e Drenasit, të cilët, të dielën, duke votuar numrin 13 të PDK-së, Ramiz Lladrovcin, do të tregojnë se si fitohet dinjitetshëm. Drenica është e pathyeshme!”, ka shkruar Veseli./Indeksonline/



