Veseli nga Ferizaj: I bën thirrje qeverisë Kurti të mos lë anash komunat e prekura nga koronavirusi

Veseli nga Ferizaj: I bën thirrje qeverisë Kurti të mos lë anash komunat e prekura nga koronavirusi

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka vizituar Komunë e Ferizajt ku nga atje ka bërë thirrje ndaj qeverisë së shkarkuar që të mos lihen komunat anash, por të ndihmohen në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit.

Kreu i PDK’së ka thënë se është shembull i keq se s’i është lënë pas dore komuna e Malishevës e cila ka numrin më të lartë të të infektuarvve me koronavirus, në total 61.

“Kryetari Aliu ka bërë një punë të mirë, përvet faktin që i ka marrë masat para rasteve për ta përballuar këtë krizë. Nuk është shembulli i mirë të lihet anash një komunë si është Malisheva, duhet të bëhet më shumë nga qeveria për komunat sepse këta janë të parët që ballafaqohen me pandeminë, në gjithë regjionin e Ferizajt po flasim vetëm për 22 testime, janë pak”, u shpreh ai, transmeton Periskopi.

 

 

Shpërndaje në: