Veseli për mediat që raportuan se u ftua nga Specialja: Kam babë, nënë, grua e fëmijë – S’ju lejoj të luani me familjen time

Veseli për mediat që raportuan se u ftua nga Specialja: Kam babë, nënë, grua e fëmijë – S’ju lejoj të luani me familjen time

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kritikuar mediat që kanë raportuar lajmin e rremë se ai është ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim, se ato s’kanë pasur aspak konsideratë për familjen e tij – raporton Periskopi.

Veseli ka thënë se familja e tij shqetësohen nga lajmet e tilla, të cilat janë të rreme.

Tutje, Veseli tha se nuk do të shkonte për intervistim në Gjykatën Speciale, pa i lajmëruar të gjithë se ka marrë ftesë.

Veseli ka thënë se nuk ka qenë korrekte mënyra si kanë vepruar disa media, pikërisht në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.

“Unë kam grua, kam nënë, kam babë, kam fëmijë, kam motra e vëllezër. E ti po luan me ta. Këtë nuk e lejoj. Më thonë pastaj se të urrejmë. Po ti më urrej sa të duash, se s’mërzitem me atë punë, por mos luani me familjen time. Ata e kanë ditur që unë jam nisur për Lublanë, e çka prisni kur ata ta shohin se mediat po raportojnë se jam ftuar nga Gjykata Speciale. Shumë korrektësisht e kam telefonuar atë media dhe u kam thënë se nuk është  e vërtet ajo që është raportuar. Nuk e kuptoj atë medium pse e mban edhe 4 orë të tjera lajmin se unë jam ftuar nga Gjykata Speciale, nëse unë dal publikisht dhe e mohoj një gjë të tillë. U tregoj saktë edhe ku jam. Por, mos të mendojnë që mund të më shantazhojnë mua me lajme të tilla. Nuk bie pre e atyre raportimeve asnjëherë”, shtoi Veseli në Debat Plus në Tv Dukagjini./PERISKOPI

 

Shpërndaje në: