Veseli: Qeveria ime do të jetë aleate e kompanive që hapin vende të reja të punës

Veseli: Qeveria ime do të jetë aleate e kompanive që hapin vende të reja të punës

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka vizituar sot, ndërmarrësin dhe punëdhënësin Nuredin Bajrami, i specializuar për grumbullimin, përpunimin, paketimin dhe eksportimin e produkteve bimore malore. Kryetari Veseli, këtë ndërmarrës e ka quajtur “hero i heshtur i epokës së lirisë”. “I tregova Nuredinit, se qeveria ime do të jetë aleate e Hit Flores dhe e çdo kompanie tjetër prodhuese që hap vende të reja pune dhe e mban rininë tonë në Kosovë”, ka cekur Kryetari Veseli.

Ja postimi i Kryetarit Veseli:

“Ndërmarrës e punëdhënës si Nuredin Bajrami janë heronjtë e vërtetë të heshtur të epokës së lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Vizitova kompaninë e tij Hit Flores e cila është specializuar për grumbullimin, përpunimin, paketimin dhe eksportimin e produkteve bimore malore siç janë frutat, kërpudhat dhe bimët mjekësore. U gëzova shumë kur mësova që produktet e tyre cilësore konkurruese shiteshin pothuaj tërësish në tregjet e Bashkimit Evropian. Përveç rreth 20 punëtorëve të përhershëm, kjo kompani punëson dhjetëra të tjerë gjatë sezonit të mbledhjes duke u shndërruar në një faktor të rëndësishëm të rritjes ekonomike për komunën e Dragashit. I tregova Nuredinit, se qeveria ime do të jetë aleate e Hit Flores dhe e çdo kompanie tjetër prodhuese që hap vende të reja pune dhe e mban rininë tonë në Kosovë.”

Shpërndaje në: